Shtyhen protestat pas pezullimit të dekretit të Thaçit

0
59

Sekretarja Organizative e Vetëvendosjes, Vlora Haxhimehmedi, ka njoftuar pas pezullimit të dekretit të presidentit Thaçi nga Kushtetuesja janë shtyrë edhe protestat.

Ajo tha se një kohë të gjatë është duke u bërë presion nga aktivistët e VV-së dhe qytetarët që të protestojnë kundër tentimit të formimit të qeverisë së re, njofton Klan Kosova.

“Masa e shtyn protestën. Tash e disa javë është bërë presion i madh nga aktivistë e qytetarë për të dalë në protesta. Kjo u shtua sidomos dje pas paralajmërimit për seancë të jashtëzakonshme për të shtunën me 2 maj. Mirëpo, masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese sot, sigurisht se e shtynë protestën. Ndërkohë, puna e përditshme dhe përgatitjet tona vazhdojnë”, ka shkruar ajo në Facebook.