Shtohen hyrjet në pikat kufitare, fluks vizitorësh drejt bregdetit të Shqipërisë

0
78

Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana tha sot për ATSH se këtë fundjavë numri i shqiptarëve nga Kosova që shkojnë drejt bregdetit shqiptar është rritur me disa herë në krahasim me fundjavën që shkoi.

Ai tha se që në orët e para të mëngjesit ka pasur një “lum” makinash dhe turistësh që shkojnë drejt detit.

“Deri në 24:00 të ditës që lamë pas kanë hyrë 7032 shtetas dhe 1622 automjete. Numri vazhdon të rritet nga ora në orë”, tha ai.

Po ashtu, Kuçana tha se nga statistikat e drejtorisë së Kufirit, fluksi i turistëve është në rritje.

“Në Morine pas orës 24:00 deri në 10:00 kanë hyrë 9816 dhe 3718 në Shishtavec: 88.persona dhe 29 mjete, në Qafë-Prush kanë hyrë 606.dhe 373. Në Qafë-Morinë kanë hyrë 566. Dhe 335 mjete në Bllate-Viçisht kanë hyrë 745 dhe 331”, tha ai./ATSH