Shtetet me pastërtinë më të madhe në botë

0
86

Niveli i sofistikimit të një vendi vërehet nga ajo se sa i pastër dhe mirë i rregulluar është ai. Pastërtia e një qyteti tregon se sa të civilizuar dhe disiplinuar janë popullata e atij shteti.

Ajri i ndotur dhe mbeturinat rrugës krijojnë tension në sytë e turistëve dhe askush prej nesh nuk do të dëshironte të kalonte nëpër një qytet i cili është i mbushur me imazhe të tilla.

Disa shtete kanë qeveri të fuqishme të cilat e mbajnë këtë rregull e disa të tjera kanë bukuri të tilla natyrore që është mëkat edhe të mendosh t’i ndotësh.

FRANCA

Franca njihet prej mbarë botës si një vend me atmosferë të mirëfilltë romantike, e sikur kjo mos të mjaftonte ata kanë perfeksionuar edhe metodat e mbajtjes së këtij shteti ndër të tjera edhe të pastër. Gjatë vizitës në Francë e sidomos në Paris e vetmja aromë e cila do ta nuhasni është ajo e dashurisë.

ISLANDA

Islanda është një ishull bukur mirë i organizuar e i rregulluar në veri të Evropës. Përparësia kryesore e këtij vendi është pikërisht ajo e të qenit ishull, e cila ia jep ndjesinë e freskisë dhe pastërtisë kur të shkelësh në të. Indexi i pastërtisë së këtij shteti është 93.7 që është vlerë bukur e lartë për një shtet të pastër.

ZVICRA

Përveç se prodhon çokollatat më të mira në botë dhe është një ndër vendet më të sigurta për jetesë, bukuritë natyrore të këtij shteti si Alpet etj, e bëjnë këtë vend parajsë në Tokë. Indeksi i pastërtisë së Zvicrës është 89.1.

KOSTA RIKA

Falë bashkëpunimit me SHBA-të ky shtet ka arritur të pastroj resurset e tija natyrore dhe ta bëjë jetën atje të dëshiruar nga të gjithë. Mënyra e pastrimit të ujit dhe rregullimit të sistemit ujor të këtij shteti janë shembuj për shumë vende të botës.

SUEDIA

Edhe pse e treta për nga numri i banorëve në Evropë ky tej popullim nuk e pengon këtë shtet të rangohet ndër shtetet më të pastra në botë. Niveli i zhvillimit të këtij vendi është pasqyruar edhe në pastërtinë e tij dhe shteti ka përpiluar ligje shumë të rrepta sa i përket hedhjes së mbeturinave, si atyre inerte edhe atyre organike. Indeksi i pastërtisë së Suedisë është 86.3.

NORVEGJIA

Në Evropë Norvegjia njihet si shteti më i pasur, e normalisht që të qenit i pasur u ka ndihmuar edhe në menaxhimin e mbeturinave dhe mbajtjen e shtetit sa më të pastër, përveç asaj ky shtet ka vende marramendëse ku vizitorët mund të kënaqen me bukuritë natyrore të këtij shteti. Në vitin 2013, Norvegjia është shpallur vendi i pestë më i mirë për të jetuar në botë.

MAURITANIA

Mauritania gjendet në Afrikë dhe në vitin 2013 është shpallur si vendi më i pastër në botë. Me detin e kaltër, e malet e thepisura është destinacioni më i mirë për muajin tuaj të mjaltit.

AUSTRIA

Austria njihet për prodhime të shumta vendore prej të cilave shumica e kërkesave të këtij shteti plotësohet, por pavarësisht prodhimit të madh kontrolli i pesticideve e kemikateve të ndryshme është shumë strikt dhe kjo pikërisht bën që të rangohet i treti me index prej 100 pikëve.

KUBA

Plazhet e bukura, gjelbërimi dhe liqenet shtojnë bukuritë e Kubës, por ndër të tjera niveli i pastërtisë në këtë vend është i jashtëzakonshëm. Kuba ka gjithashtu përparësinë e të qenit ishull që ta jepë ndjesinë e atmosferës së freskët dhe të pastër.

 KOLUMBIA

Harroni përshtypjet që keni pasur më herët për këtë shtet sepse pikërisht Kolumbia ka habitatin më të pastër në botë. Ajo përveç plazheve të bardha kristalore njihet me parkun e saj nacional Tyrona i cili ka qenë edhe faktor kyç për ruajtjen e pastërtisë së ajrit në këtë vend./OxygenPress.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here