Shterimi i oksigjenit të deteve përbën kërcënim

0
110

Shterimi i oksigjenit të deteve po bëhet një kërcënim në rritje për rezervat e peshkut, sipas një raporti të ri të paraqitur nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), në Konferencën Botërore të Ndryshimeve Klimatike të mbajtur në Madrid.

“Ky fenomen ka prekur rreth 700 rajone detare në të gjithë botën”, deklarohet në raportin “Deoksigjenimi i Oqeanit: Problemi i të gjithëve”.

“Ndoshta kjo është thirrja përfundimtare e zgjimit nga eksperimentet e pakontrolluara që njerëzimi po lëshon në oqeanet e botës, pasi emetimet e karbonit vazhdojnë të rriten,” theksoi Dan Laffoley, një nga redaktorët e raportit.

Sipas raportit shterimi i oksigjenit në oqeane ka dy shkaqe kryesore, ngrohjen globale dhe ndotja me lëndë ushqyese nga bujqësia.