Shtëpizat “Verë n’dimër” sjellin ngrohtësinë edhe këtë vit për qytetarët e Prishtinës

0
879

Festat e fundvitit po i bëjnë edhe më të mira shtëpizat e vogla prej drurit të cilat janë të vendosura në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Këto shtëpiza ku qytetarët kanë mundësi të kalojnë kohë dhe të shërbehen me pije të nxehta po qëndrojnë të hapura çdo ditë nga mëngjesi deri në mesnatë, në kuadër të aktivitetit “Verë n’dimër” që është një lloj mbështetjeje për bizneset e vogla dhe për këtë aktivitet ka dhënë leje vetë Komuna e Prishtinës.

Gent Maloku përfaqësues i “Shtëpiza te Babadimri”, tha për Kosovapress se konsumatorët vizitojnë shtëpizën  e tyre për kafen turke, verën e nxehtë, çajin dhe rakinë.

Pronari i shtëpizës “Patkos Minidonas” , Patriot Syldashi, thotë se organizime të tilla për fund vit janë shumë të qëlluara për qytetarët.

E qytetari Sadri Haziri, shprehet i lumtur me atmosferën që po mbretëron në sheshet e Prishtinës.

Qytetarja Emira Ajeti tha për Kosovapress se po e shijon atmosferën në shesh dhe është e kënaqur që këtë vit përveç shtëpizave, ka edhe tavolina dhe ulëse që mund të kalojnë kohë aty. E vetmja gjë e keqe sipas Ajetit është se njerëzit nuk po i mbledhin gotat që pinë, por po i lajnë aty.

Edhe qytetarja, Aurela Bislimi u shpreh e lumtur me atmosferën te shtëpizat e drurit, pasi ky ambient po frekuentohet si nga të rinjtë ashtu edhe nga të moshuarit.

Ndryshe, shtëpizat e drurit janë sjellë në kuadër të organizimeve që janë bërë nga Komuna e Prishtinës për këtë fund vit. Deri më 30 dhjetor, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se do të ketë performanca të ndryshme artistike./klan