Shtëpia e Dritëro Agollit do të kthehet në muze

Në këtë dy vjetor duket se adhuruesit e  Dritëro Agollit do të mund të jenë më afër tij, pasi familjarët kanë vendosur që të pranojnë ofertën e kryetarit të bashkisë për të ndarë copëza nga jeta e Agollit me publikun.

Këshilli Bashkiak vendosi në mbledhjen e fundit ta kthejë shtëpinë e Agollit në shtëpi muze ashtu sic u bë edhe me shtëpinë e Ismail Kadaresë.

Të dy këta shkrimtarë kanë banuar në të njëjtin pallat në qendër të Tiranës dhe vizitorët do ta kenë të thjeshtë të vizitojnë dy shtëpitë njëkohësisht.

Agolli ishte dhe do të mbetet një nga shkrimtarët më të dashur e më popullor.