“Shtatori sivjet, me çantën komplet” – dhuro mjete shkollore, për fëmijët e Kosovës që nuk kanë mundësi

0
388

OJQ “Nëna dhe fëmijë të lumtur” që ndihmon familjet në nevojë në Kosovë, njofton se nga 30 qershori ka filluar kampanjën: “Shtatori sivjet, me çantën komplet”.

Kështu do bëhet mbledhja e materialeve shkollore çanta, fletore, lapsa, goma, ngjyra etj…për fëmijët e familjeve në nevojë.

(materialet duhet të jenë të reja, ndërsa çantat bën me qenë edhe të përdorura por të ruajtura).

Ato mund t’i dërgoni në lokacionin e OJQ ” Nëna dhe fëmijë të lumtur”. Në njoftim thuhet se presin njerëzit vullnetmirë si dhe kompani të ndryshme që t’i përkrahin në këtë kampanjë duke e ditur që numri i familjeve të regjistruara në organizatë ka arritur 680./OxygenPress.info