Shqiptohen 773 fletëparaqitje për mos mbajte të maskës për 48 orë në Prizren

0
53

Gjatë 48-orëve të kaluara, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19).

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid19, në rrugë, sheshe, parqe, qendra tregtare, lokale e biznese të ndryshme etj.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare janë gjetur parregullsi dhe janë shqiptuar gjoba si në vijim:

1. Janë kryer 15 kontrolla dhe asistime me Inspektorë sanitar,
2. Janë dhëne 432 vërejtje policore,
3. Janë hapur 5 raste për vepër penale nga neni 249 dhe 250,
4. Janë plotësuar 773 fletëparaqitje për mos mbajte të maskës, dhe
5. Për kundërvajtje në komunikacion janë shqiptuar 466 gjoba.

Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë.