Shqiptarja shpallet Miss New York 2019

0
57

Bukuroshja me origjinë shqiptare Florinda Kajtazi  ka rrëmbyer kurorën e Miss New York 2019. 27-vjeçarja nga Kosova u kurorëzua nga Genesis Suero në Performing Arts Center.

Kajtazi do përfaqësojë New York në edicionin e 68 të Miss SHBA.

Ky konkurs është  një nga garat më të rëndësishme të bukurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Atsh.

Shqiptarja Kajtazi aktualisht jeton në Yonkers. Ajo arriti që të mundë shumë konkurrente.