Shqiptarja Irena Stein-Steinova midis 400 shahistëve izraelitë dhe sudanezë në “Garën e Paqes”

0
113

Gara miqësore u zhvillua nga amatorë dhe profesionistë nga Izraeli dhe Sudani, përmes lichess.org, e cila është bërë një platformë e famshme për të luajtur shah në internet muajt e fundit. Midis tyre ishte edhe shahistja shqiptaro-izraelite me banim në Izrael, Irena Stein-Steinova.

Qindra qytetarë izraelitë dhe sudanezë shënuan normalizimin e marrëdhënieve midis vendeve të enjten, pasi gati 400 njerëz nga të dy vendet u takuan në internet për të garuar në një lojë shahu.

Gara miqësore u zhvillua nga amatorë dhe profesionistë nga Izraeli dhe Sudani, përmes lichess.org, e cila është bërë një platformë e famshme për të luajtur shah në internet muajt e fundit.

Midis tyre ishte edhe shahistja shqiptaro-izraelite me banim në Izrael, Irena Stein-Steinova.

“Ne jeten time shahistike kam refuzuar te luaj blitz ne tavoline dhe jo me ne kompjuter. Kete rradhe vendosa te marr pjese ne kete gare paqesore. Nga 9 ndeshje fitova 5 dhe humba 4. Nga 4 loje te humbura 2 i humba per shkak te kohes.

Loja u zhvillua ne webin Li Chess. Gjate lojes lojtaret ishin ne Zoom dhe luanin ne Li Chess. kishte arbitra qe shikonin levizjet e dyshuara dhe ishte e ndaluar te perdorej sfond, keshtu mbikqyrej mire.

Po kishte levizje te dyshimte ose ndonje hije qe levizte, eliminoheshe. Arbitra kishte nga te dy palet. Emocione dhe stres”, tha Irena Stein-Steinova për gazetën “Izraeli Sot”.