Shqiptarja boton libër për ‘Universitetin e Oxford-it’

0
49

27 vjeçarja nga Shkupi, Vigjilenca Abazi ka një biografi të jashtëzakonshme. Thuajse të pamundur për një person të moshës së saj.

Ajo është anëtare e “Emile Noel në Fakultetin Juridik në Neë York dhe asistente ne Univerzitetitn e Mastrihit. Ka doktoruar në Universitetin e Amsterdamit dhe ka qenë një bursiste e Fulbright në Kolegjin e Ligjit të Kolumbias.

Abazi ka qenë edhe këshilltare e Këshillit Evropian. Ka qenë pjesë e ekipit të autorëve që kanë shkruar direktivën për mbrojtjen e informatorëve të Bashkimit Europian

Ajo aktualisht është anëtare udhëheqëse e bordit të shumë revistave shkencore akademike, ka më shumë se njëzet botime shkencore duke përfshirë edhe librin të botuar  për Universitetin e Oxford’it,“Sekretet zyrtare dhe mbikqyrjën në BE” Ky libër do të jetë një referencë për të gjithë ata që do të arsimohen në universitetet më të mira të botës.

Abazi ka qenë e ftuar të ligjerojë  në Universitetin e Oksfordit, Harvard Laë School, Universitetin e Kolumbias, NYU (Paris, Firence, Abu Dhabi). Ajo gjithashtu është ftuar të prezentojë kërkimet e saj në Parlamentin Europian dhe Parlamentin Holandez

Vigjilenca është shprehur  se në të ardhmen do të donte të transferonte përvojën e saj në Maqedoni dhe të investonte njohuritë e saj në vendin ku ajo lindi./Metro/OxygenPress.info