Shqiptarja 101-vjeçare mposht koronavirusin

0
76

Shqiptarja Bajame Goxhabelli, e ka mposhtur koronavirusin.

Për 101-vjeçaren ka shkruar gazeta italiane Udinetoday.

“Bajame Goxhabelli jeton në Tricesimo dhe ka 101 vjet, ka shtatë fëmijë, 15 nipër e mbesa. Pasi ishte pozitive për COVID, ajo kurrë nuk ka mundur të largohet nga shtëpia e saj”.

Mbesa e saj Esmeralda ka deklaruar se gjyshja e saj ësht në gjendje të mirë shëndetësore.

“Gjyshja jonë 101 vjeçare i mbijetoi COVID-it dhe për momentin është në shëndet të mirë fizik dhe mendor. Ajo madje kujton emrat e stërnipërve të saj”.

Ajo ka pasur vështirësi të shumta gjatë sëmundjes, por ajo arriti të mposhtë virusin COVID-19.