Shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë në Staten Island në New York

0
980

Shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë në Staten Island në New York, shumica nga Ulqini, Kraja dhe Ana e Malit.

Emigrimi i shqiptarëve nga Mali i Zi në SHBA fillet e veta i ka në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar duke vazhduar gjatë gjithë kohës e edhe aktualisht.

Emigrimi i njerëzve të asaj ane ka pasur periudha kur ka qenë më i lartë por edhe kur ka pasur rënie të vogël, e gjitha kjo në varësi të rrethanave politike dhe ekonomike në vendlindjen e vet.

Shqiptarët nga Mali i Zi kanë emigruar pothuajse në të gjitha shtetet në SHBA. Por një vend, ishulli Staten Island, e cila është një zonë në New York City, ka një numër të lartë shqiptarëve.

Gazetari i njohur shqiptar në SHAB, Beqir Sina, në një shkrim të tij ndër të tjera jep një të dhënë mjaft interesante për këtë ishull.

Sipas tij, shqiptarët nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja dhe Dibra përbëjnë dhe komunitetin më të madh në këtë ishull me 5 për qind të popullsisë së përgjithshme të ishullit Staten Island.

Në një informacion të shpejt të marrë nga wikipedia mësohet se në këtë ishull jetojnë 479,458 banorë dhe nëse bëjmë një llogaritje matematikore rezulton se numri i numri i shqiptarëve që jetojnë në këtë vend është 23973 veta.

Në qytetin e Ulqinit, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë jetojnë 19.921 banorë nga të cilët 14.076 apo 70,66% janë të deklaruar si shqiptarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu