Shqipëria si mos më keq

Kombëtarja shqiptare është turpëruar keq në “Loro Boriçi” në Shkodër ku u mposht nga Skocia me rezultat 0:4.

Ndeshja ishte e vlefshme për Grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë kanë pasur paraqitje tejet zhgënjyese që nga fillimi i ndeshjes. Skocia kaloi në epërsi që në minutën e 14-të me golin e shënuar nga Ryan Fryser.

Gjërat për Shqipërinë u vështirësuan edhe më tepër tetë minuta më vonë (22’), kur kapiteni Mërgim Mavraj u ndëshkua me karton të kuq. Në çastet e fundit të pjesës së parë, skocezët e shtuan epërsinë në 2:0, këtë herë shënoi Steven Fletcher nga penalltia. Mysafirët edhe në pjesën e dytë shënuan dy herë përmes James Forrest në minutat 55 e 67.

Pas kësaj humbjeje, Shqipëria renditet e fundit në grup me vetëm tri pikë nga katër ndeshje./OxygenPress