Shqipëria në vend të 34 në renditjen e UEFA’s

0
75

Liga e Kampionëve dhe Liga Europa të organizaura nga Federata Europiane e Futbollit (UEFA), përveç që janë dy garat më prestigjioze futbollistike në Europë, lirisht mund të themi se kanë epitetin e nëjtë edhe në nivel botëror, duke marrë parasysh yjet e futbollit që marrin pjesë në këto gara. Secila fitore dhe secili barazim sjellin pikë të caktuara të cilat janë të rëndësishme për renditjen përfundimtare të federatave kombëtare, duke i dhënë mundësinë një numri më të madh të klubeve të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën Europa të UEFA-s.

UEFA, e cila numëron 55 anëtare, krahas renditjes së klubeve kombëtare bën edhe listën e renditjes së klubeve europiane në bazë të suksesit të treguar në garat të cilat i organizon federata.

Në saj tëperformancës së arritur nga klubet shqiptare, Shqipëria është në pozicionin e 36-të me 7 500 pikë, ku në rajon qëndron pas Maqedonisë së Veriut që është në vend të 36-të me 8 000 pikë dhe para Kosovës (53), Bsonje Hercegovinës (40) dhe Malit të Zi (49).

Në Ballkan, pozicionin më të mirë ka Greqia në vendin e 14-të, Kroacia në vendin e 15-të, Serbia në vendin e 19-të, Bullgaria në vendin e 28-të dhe Sllovenia në vendin e 31-të.  /ATSH/OxygenPress.info