Shpiket mausi për personat me aftësi të kufizuara

Një startup izraelit, i quajtur 6Degrees, po zhvillon një shirit krahu që do të zëvendësojë mausin tradicional, duke i dhënë kështu mundësinë personave që me aftësi të kufizuara të kontrollojnë pajisjen me ndihmën e lëvizjes së krahut.

Startupi izraelit ka në fokusin e saj të ndihmojë njerëzit që kanë të gjymtuar krahun, njerëzit që vuajnë nga humbja e shkathtësisë.

Sipas portalit izralit, Calcalistech, kjo shpikje unike dhe e patentuar, mund të kontrollohet nga lëvizjet e pjesës së sipërme krahut.

6Degrees është themeluar në vitin 2015 nga një çift, partnerët Aryeh Katz, një inxhinier elektrik dhe Miri Berger, një dizenjuese industriale. Ideja ishte e Berger, që ajo e pati kur kryente studimet për dizajn industrial në Institutin Prat në Nju Jork në vitet 2012-2013.

Një nga profesorët e saj ishte me një dorë plastike, pasi e kishte humbur dorën në një aksident dhe përdorte një protezë fiksuese për të alternuar midis një mausit tradicional dhe tastierës.

Çifti vendosi ta zhvillojë idenë si një produkt tregtar, pasi takuan një djalë 13-vjeçar, i cili i kishte të dyja duart plastike, të cilat nuk e lejonin të punonin me kompjuterin.

Produkti është ende në fazën e testimit, por është çështje kohe nga prodhimi i tij për treg, pasi 6Degrees përdor një algoritëm unik.