Shpërndahen 40 makina për mbjelljen e grurit për fermerët malishevas

0
74

Është bërë shpërndarja e 40 makinave për mbjelljen e grurit, për bujqit të Komunës së Malishevës.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, shprehu besimin e tij se këto subvencione do t’i ndihmojnë bujqit e kësaj komune, “pasi qëllimi ynë është rritja e kapaciteteve dhe krijimi i kushteve sa më të mira për bujqit, sepse bujqësinë e konsiderojmë fushën më të rëndësishme në zhvillimin ekonomik”.

Ndërsa drejtori i bujqësisë, Murat Hoxha, ka thënë se “në vazhdimësi jemi duke u munduar që brenda mundësive buxhetore t’i përkrahim bujqit, në të gjitha format e mundshme, me qëllim të zhvillimit sa më të madh të bujqësisë ku Malisheva njihet si trevë bujqësore edhe në vazhdimësi do të ketë projekte”.

“Sot janë përkrahur 40 fermerë me makina për mbjelljen e grurit, dje me makina spërkatëse të pemëve, por edhe në të ardhmen do të ndihmojmë”, tha Hoxha.

Ky projekt është konkretizuar nga buxheti i Komunës së Malishevës si edhe me participimin e fermerëve. /infokomuna