Shpend Ahmeti: Të infektuarit me Koronavirus në Prishtinë janë nëpër lagje të ndryshe, rrini në shtëpi

0
64

Nga Shpend Ahmeti 

Qytetarë të Prishtinës, fakti që lejohet qarkullimi prej orës 16:00 – 20:00, nuk do të thotë që në këtë periudhë kemi sitiatë normale. Tre prej këtyre rasteve në Prishtinë. Deri më tani kemi fatin që të gjithë të infektuarit janë raste të identifikuara nga kontaktet e të infektuarëve tjerë dhe situata është ende nën kontrollë. Mbane kështu ju lutem, kufizone qarkullimin.

Poashtu, ftesë për nivelin qendror që të rikonsiderohet orari me dy periudha të restriksioneve sepse po krijon dritare të tollovive nëpër markete. Më mirë do të ishte të kemi një periudhë të ndërprerjes gjatë 24 orëve, prej pasdites/mbremjes deri në mëngjes.

Qytetarët po më pyesin se cilat lagje në Prishtinë kanë njerëz që janë testuar pozitiv me #covid19, në mënyrë që ti shmangin ato.

E unë ju them që përkundër numrit të vogël të rasteve, kemi shpërndarje të rasteve në 5-6 lagje.

Mos e mendoni shmangien e lagjeve, por mendoni shmangien e daljes në qytet sa më shumë.

Mos u relaksoni për shkak të situates politike!

#rriNshpi #rriNshpi #rriNshpi