Shpejt vjen libri i dytë i aktores Anisa Ismajli

0
193

Aktorja Anisa Ismajli pritet që shpejt të sjell për lexuesit edhe librin e dytë.

Ajo ka shumë vite që e ka publikuar librin e parë me momente nga jeta e saj, libër ky që titullohet “Momente”.

Ky libër i përbërë nga proza personale të aktores të shkruara ndër vite.

I cilësuar si ditar personal i saj, “Momente” përmbledh çaste të lumturisë, të trishtimit, të imagjinatës dhe momentet më intime të aktores. Libri ishte promovuar kohë më parë në kuadër të edicionit të dytë të Festivalit “Femmes Fatales”.

“… mos me gjykoni, mos më përgojoni, më admironi, për ato që kam thënë, ato që kam përjetuar, ato që kam dashur t’i përjetoj dhe ato që kam imagjinuar, sepse këto të gjitha së bashku krijojnë universin tim… “ këto, ishin pak rreshta që Anisa ia kishte dedikuar lexuesve.

Personat që kishin ndihmuar realizimin e ëndrrës së Anises ishin Zana Hoxha-Krasniqi dhe Ilire Zajmi ndërsa ideja për botimin e kësaj vepre Anisës i kishte lindur që në edicionin e parë të Festivalit “Femmes Fatales”.

Nuk duhet harruar pa përmendur që në promovimin e librit, Anisën e shoqëruan një mori duartrokitjesh që për minuta të tërë nuk pushuan, madje dëgjoheshin zëra nga publiku që e inkurajonin aktoren, shkrimtarën “bravoooo”, “të lumtë”, “je e mrekullueshme”. Anisa që ka kaluar emocione të ndryshme të premierave të shumta, kësaj nuk i bëri ballë. Lotët e tradhtuan dhe në këtë mënyrë emocionoi shumicën e të pranishmëve duke i bërë të qajnë.

Ismajli mësohet se shpejt do e publikon edhe librin e saj të dytë.

Ajo ishte mysafire në emisionin Oxygen dhe lexoi pjesë nga libri i saj./OxygenPress.info