Shkupi sonte frymon shqip, të gjithë komedianët shqiptarë janë aty

Në Shkup sonte është hapur Festivali i “Stand UP Comedy”.

Ky festival ka mbledhur emrat më të njohur të komedianëve në gjithë vendet shqipëfolëse. Moderator është Julian Deda.

Aktorët e natës së parë janë Bes Kallaku, Kushtrim Qerimi, Flakron Aliu, Alion Çaçi, Eldin Shiroki, Visar Etemi dhe Mentor Shuki.

Ndërsa, nesër, në natën e dytë janë Romir Zalla, Artan Ibishi, Muzafer Etemi, Gent Hazizi dhe mysafir Edi Kastrati.

Festivali është i parë dhe i vetëm i Stand UP Comedy i të gjitha trevave shqipfolëse.

Ky është edicioni i tij i dytë, dhe pasqyron një faqe të re dhe thyen rutinën e zakonshme.

Festiavli sikur edhe në edicionin e parë, ka mbledhur aktorë të ndryshëm nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, ku publiku mbeti i mahnitur.

Për muzikë aty ishte Flaka Krelani dhe bendi i përbër nga Lis Asllanaj, Orfe Asllanaj dhe Lirim Veseli. /OxygenPress.info