“Shkollimi i femrave ne trevën e Tetovës përngjante më tepër në një lëvizje popullore e mision kombëtar”

0
178

Nga Arta Toci

Shkollimi i femrave ne trevën e Tetovës përngjante më tepër në një lëvizje popullore e mision kombëtar. Disa rajone iu bashkangjitën kësaj lëvizjeje me lehtësi kurse në pjesë të tjera u paraqit rezistencë e hapur, ku deri vonë caktohej vlera e një vajze në kundërvlerë me flori. Në çrrënjosjen e kësaj tradite u dha shumë mund.

Çdo paraqitje publike që të kthen pas në kohë, sidomos në rajonet ku rezistenca ishte më e madhe, konsiderohet mision i qarqeve me ndikim, që duhet kryer deri në fund.

Lavdi atyre që shumë vite më parë ishin më vizionarë e vetëflijues për pupullin e tyre!

Më vjen keq që po shkruaj për fenomene shumë anakronike me kohën dhe patetike si çështje, por është me shkas!