Shkencëtarja shqiptare, zotëron tetë gjuhë të huaja

0
347

Arlinda Amiti, është doktorante dhe shkencëtare e re, e cila  zotëron 8 gjuhë të huaja dhe ligjëruese në universitetin e Bazelit Arlinda Amiti ka lënë gjurmë në Zvicër me suksese në fushën e dijes. Edhe pse është shumë e re në moshë, ajo zotëron 8 gjuhë të huaja dhe është ligjëruese në universitetin e Bazelit.

Intervistën (e përkthyer nga gjuha gjermane) e ka realizuar gazetarja Gjermane Katja Remane. Arlinda Amiti (28 vjeçe) është koordinatore e programit të doktoraturës “Islami dhe Shoqëria: Studime Teologjike Islame” në Qendrën Zvicerane për Islamin dhe Shoqërinë (SZIG). Programi financohet nga Stiftung Mercator Schëeiz. Ajo erdhi në Zvicër në vitin 2000 si një dhjetë vjeçare me familjen e saj shqiptare nga Maqedonia. Ajo studioi studimet islame dhe studimet Iberoroman në Universitetin e Bazelit. Si pjesë e tezës së doktoraturës në SZIG të Universitetit të Freiburg, ajo po studion bashkësinë shqiptaro-muslimane në Zvicër, e cila është grupi më i madh mysliman në këtë vend.