Shkencëtarja shqiptare e cila po jep kontribut për shërimin e kancerit

0
300

Kanceri aktualisht është përgjegjës për pothuajse një nga gjashtë vdekjet në nivel global. Çdo vit, më shumë se 14 milionë njerëz diagnostifikohen me kancer.

Madje, kjo shifër deri në vitin 2030 pritet te rritet deri në 21 milionë.

Kërkimet shkencore për luftimin e kancerit nuk kanë të ndalur.

Egesta Lopci është shkencëtare e njohur nga Shkodra e Shqipërisë, studiuese e avancuar e mjekësisë bërthamore.

Lopci së fundmi   është nderuar me një çmim ndërkombëtar për kërkimet e saj shkencore për luftimin e kancerit.

Aktiviteti i saj ka nisur tash e 20 vite dhe kryesisht studimet dhe kërkimet shkencore i ka përfunduar në Itali.

Disa nga angazhimet shkencore janë puna si mjeke në spitalin “Humanitas”, në Milano, relatore për masterin e hematologjisë pediatrike në “La Sapienza”, në Romë dhe anëtare e Komisionit Pediatrik dhe Etik në Shoqatën Evropiane të Mjekësisë.

Kërkimet e saj fokusohen në përdorimin e PET-it si metodë hetimi e patologjive tumorale nëpërmjet injeksionit të shënjuesve molekularë radioaktivë, që vëzhgon tumorin nga jashtë për të identifikuar karakteristikat e përhapjes së tij.

Këto informacione i shërbejnë pastaj onkologut dhe radioterapistit në goditjen precize të sëmundjes, duke reduktuar sa më shumë ndikimin me pjesën e paprekur të trupit. Potencialisht, mjekësia bërthamore lejon studimin e çdo tipi tumori, me çfarëdolloj shënjuesi molekular. Për këto gjetje, Lopcit i është dhënë çmimi nga EAMN (Shoqata Evropiane e Mjekësisë Bërthamore).

“Pa hulumtime shkencore, në çdo dy sekonda mund të vdiste nga një njeri nga kanceri deri në vitin 2030“ – Egesta Lopci./Albfem/Oxygen

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu