Shkencëtarja që fshihet prapa fotografisë historike të vrimës së zezë

0
55

10 prilli 2019 do të hyjë në histori si dita kur kërkimet e grumbulluara të botës astronomike dhe shkencore dhanë imazhin e parë të një vrime të zezë supermasive.

Katie Bouman është shkencëtarja e re në moshë e cila ka punuar në algoritmin që ndihmoi në krijimin e imazhit të vrimës së zezë.

Bouman ndihmoi krijimin e algoritmit për imazhin duke e bërë të ketë një rol kyç në këtë proces.

Ajo së bashku me të tjerët ndihmuan në zhvillimin e programit kompjuterik, i cili ndihmoi në krijimin e imazhit të vrimës së zezë.

Puna e Katie nisi tre vjet më parë, kur ajo krijoi algoritmin që mblodhi të dhëna nga teleskopët anembanë botës për të bashkuar një fotografi të fenomenit që është 55 milion vite dritë larg.

Bauman ka ndarë arritjen e saj në “Facebook”, duke u shprehur:

“Duke parë me mosbesim, imazhin e parë të bërë për vrimën e zezë, ndërsa ishte në proces rindërtimi”.

Postimi i Katie u bë viral duke u shpërndarë nga njerëz anekënd botës, që i shprehën urimet e tyre shkencëtares së re.

Astronomët kanë arritur ta sjellin imazhin e parë të një vrime të zezë e cila gjendet në një galaksi të largët.

Ka përmasa prej 40 miliardë kilometrash, tri herë sa madhësia e tokës dhe shkencëtarët e kanë përshkruar si “një monstrum”, shkruan BBC.

Kjo vrimë e zezë ndodhet 500 trilionë kilometra larg dhe është fotografuar nga një rrjet prej tetë teleskopësh anembanë botës.

Detajet mbi këtë fotografi janë publikuar në Shënimet e Revistës Astrofizike.

“Ajo çka kam bërë është se kam sjellë një kulturë të testimit të vetes tonë”, ka thënë Bouman për Time. “Edhe pse punuam me vite për këtë, askush prej nesh nuk e priti që ta ndërtonim me lehtësi foton. Thjesht pritëm një pikë”, shoi ajo.