Shkenca afër alkoolit sintetik, dehje pa dhimbje koke

0
134

Alkooli sintetik që ju bën të ndjeheni të dehur, por pa efekte anësore të këqija, mund të jetë në dispozicion brenda pesë vjetësh.

Produkti është një hap më afër për t’u shitur në bare dhe klube pas disa viteve hulumtime, të udhëhequra nga Profesor David Nutt.

Ish-këshilltari i qeverisë humbi punën e tij kur filloi të kundërshtonte pretendimet se alkooli ishte më i rrezikshëm se droga.Tani po punon në fazat e fundit të zhvillimit të alkooli sintetik, i quajtur si Alcarelle, i cili ende duhet të rregullohet.

Kjo zakonisht merr tre vjet, por ekipi tha se ata presin që të marrë pak më shumë kohë për shkak të veçantisë së produktit.

Alcosynth – emri i molekulës – do t’u japë njerëzve të njëjtin ndjenjë qejfi të pijeve alkoolike, por është projektuar në mënyrë të tillë që të jetë e pamundur të përfundoni jashtë kontrollit ose të keni dhimbje koke të nesërmen.