Shkatërrohet një rrjet i trafikut të migrantëve

0
45

Garda Civile spanjolle njoftoi sot arrestimit e trurit të një rrjeti trafikantësh të emigrantëve, i organizuar si një agjenci udhëtimi, që do të mundësonte hyrjen në Spanjë, në rrugë detare, të rreth 600 migrantëve marokenë në 2018.

‘’Garda Civile shkatërroi një organizatë kriminale, e cila do të kishte futur në mënyrë të paligjshme këtë vit 600 emigrantë nga Maroku drejt Spanjës’’, bëhet e ditur në një komunikatë.

‘’Hetimi mundësoi identifikimin e krerëve të organizatës dhe mendohet të jenë shtatë persona’’, raportuan forcat e rendit./Atsh/OxygenPress.info