Shikoni si gjeldeti bllokon trafikun në Hampshire, që shoqëruesit e tij të kalojnë sigurtë – VIDEO

0
72

Është e natyrshme që një njeri të kujdeset për shoqëruesit e tij  kur kalojnë rrugën mes veturash në trafik.

Por se ta bëjnë një gjë të tillë edhe një lloj i shpezëve, duket mëse e çuditshme.

Saktësisht në trafikun Litchfiel të New Hampshire, një gjel deti bllokoi qarkullimin e automjeteve për t’ju lejuar gjelave të tjerë të kalonin rrugën në mënyrë të sigurt.

Ai u kujdes mjaft mirë për moslëvizjen e veturave derisa kaloi edhe gjel deti i fundit në atë lokacion.

Pamjet tregojnë më së miri momentin se si gjel deti ndalon për të pushuar në mes të një rruge me dy korsi, pasi pret që gjelat e tjera të parakalojnë në destinacionin e tyre.