Shikoni brenda hotelit të parë hapësinor luksoz

0
52

Dëshironi të shihni 16 lindjet e diellit në një ditë? Të lundroni në gravitetin zero? Të jeni një nga të paktët që shihni planetin tonë nga hapësira?

Vetëm pas 2 vitesh dhe me një pagesë prej 9.5 milionë dollarë dëshira juaj mund të bëhet realitet.

Hoteli i parë hapësinor në botë, Aurora Station, u zbuluan të enjten për herë të parë.

Zhvilluar nga Orion Span me bazë në SHBA, stacioni hapësinor plotësisht modular do të presë 6 vetë në të njëjtën kohë, duke përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit, për udhëtime hapësinore 12-ditore.

Mysafirët e parë Aurora Station do i mirëpresë në vitin 2021, një vit më herët se data e vitit 2022 e shpallur në prill 2018, përcjell AlsatM.

“Qëllimi ynë është që të bëjmë hapësirë të arritshme për të gjithë,”-tha Frank Bunger, shefi ekzekutiv dhe themeluesi i Orion Span, në një deklaratë vitine kaluar.