Shihni se në çfarë gjendje ndërtuesit e rrugëve e kanë lënë pusetën e kanalizimit në Prishtinë

0
134

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina

Shenja të komunikacionit, mbeturina nga ndërtimi i rrugëve nga ndërtues të ndryshëm, kapakë metalik të thyer të lënë në pusetë brenda, si dhe pas asfaltimit të rrugës mund të shihni se në çfarë gjendje ndërtuesit e rrugëve e kanë lënë pusetën e kanalizimit!
Me vështirësi të tilla, po përballemi çdo ditë!
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit gjatë ditës së sotme, duke punuar me orë të tëra mezi arritën të zhbllokojnë dhe pastrojnë këto puseta në rrugën ” Rrahim Beqiri” në lagjen ” Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Gjykojeni vetë këtë gjendje!
Faleminderit!