Shi edhe në fillim të javës së ardhshme

0
112

Një ciklon i fuqishëm që ditën e djeshme po zhvillohet mbi Itali, në mbrëmje dhe gjatë natës do të kaloj mbi rajon, kryesisht në pjesët veriore. Fronti i ftohtë i këtij cikloni pritet të kaloj mbi vendin tonë gjatë natës, me ç’rast sjell reshje të shiut dhe bubullima, të cilat në perëndim të vendit mund të jenë më të dendura. Me kalimin e frontit mbi vend do të depërtojnë masa të ftohta ajrore që sjellin mot të vërtetë vjeshtor me rënie të ndjeshme të temperaturave maksimale edhe nën 20C.
Në ditët e para të javës së ardhshme zhvillimi i një tjetër cikloni mbi Itali sërish rikthen kushte për të reshura shiu. Nga dita e mërkurë reshjet pritet të pushojnë. Temperaturat mbeten pak të ulëta për këtë periudhë kohore.
26.09 – Herët në mëngjes shi me bubullima. Ditën më freskët dhe me erë, me mot të ndryshueshëm, mundësi për reshje lokale shiu.
27.09 – Vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje më vonë sërish priten mundësi për të reshura.
28.09 – Kryesisht me vransira, paradite me intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje shi.
29.09 – Kryesisht vranët, kohëpaskohe me shi. Pasdite më vonë reshjet pritet të pushojnë.
28.09 – Vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat minimale në rënie deri në 7C ditën e diel, e më pas do të luhaten ndërmjet 9C dhe 11C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 16C deri 19C.
Ditën e shtunë do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 7-15m/s, e në pjesët perëndimore dhe qëndrore të vendit me hove edhe deri në 18m/s. Nga dita e diel do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 4-12m/s.
Shtypja atmosferike zbret thellë nën vlera normale, e në fillim të javës së ardhshme me tendencë të rritjes.