Shërbimi Korrektues nis lejimin e vikendeve për të dënuarit dhe vizitave familjare

0
45

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga data, 28 dhjetor do të fillojë me lejimin e vikendeve për të dënuarit dhe vizitave familjare.

SHKK njofton se si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojnë me pranimin e vetëm një anëtari të familjes.

Gjatë vizitës së tyre, në hyrje të institucioneve korrektuese familjarët janë të obliguar të respektojnë masat anticovid, (distancën sociale, vendosjen e maskës, dezinfektues).

“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”.