Shërbimi Korrektues i Kosovës fillon me lejimin e vizitave të familjarëve dhe avokatëve

0
40

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 24 gusht 2020, si masa lehtësuese mbrojtëse ndaj Pandemisë “Covid 19”, do të fillojë me lejimin e vizitave të lira, vizitave familjare dhe vizitave të avokatëve.

Shërbimi Korrektuese i Kosovës nga kjo datë do të do fillojë me lejimin e vizitave familjare për të burgosurit.

Si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojmë me pranimin e vetëm një (1) anëtari të ngushte të familjes. Po ashtu , sipas procedurave do të fillohet edhe me vizita të lira në lokale të veçanta për të cilën vizitori është i obliguar të prezantoi testin negativ për Covid 19, jo më të vjetër se 72 orë .

Nga kjo datë, SHKK do të lejojë edhe vizitën e avokatëve vetëm për personat e paraburgosur. Gjatë vizitës se tyre, avokatët janë të obliguar të kenë me vete ID kartelë valide.

Gjatë vizitës së tyre, secili familjar/ avokat është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete të bartë edhe maskë mbrojtëse.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.