Shenjat që tregojnë se duhet të ndryshoni ushqimin

0
159

Metabolizmi  fillon të ndryshojë sapo arrini të 30-at.

Para se të merrni këtë gjë në mënyrë negative, mos harroni se ushqimi është një pjesë e rëndësishme e procesit të plakjes, por prej mënyrës së të ushqyerit vijnë edhe probleme tjera shëndetësore.

Këto janë disa nga shenjat që paralajmrojnë se duhet të ndryshoni ushqimin që ju konsumoni.

Fryrja dhe tretja e keqe

Nëse keni probleme me tretjen, kjo është shenja e parë që ushqimi i caktuar megjithatë nuk i përshtatet dhe që duhet ndërruar atë. Përpiquni që të konsumoni më shumë artikuj të pasur me fibra, sepse ato i ndihmojnë trupit të absorbojë materiet ushqyese dhe të rregullojnë tretjen. Pra, në menynë tuaj përfshini më shumë oriz, apo kokrra tërshëre.

Shpesh ju sulmojnë viruset apo ftohja

Sëmurja e shpeshtë është një ndër shenjat që imuniteti ju është dobësuar dhe që organizmin tuaj nuk e ushqeni në mënyrë adekuate. Prandaj, në ushqim përfshini mjaft materie ushqyese, posaçërisht artikuj të pasur me vitaminat C, A, E, si edhe me zink dhe hekur.

Dhembje e shpeshtë e kokës

Ushqimi plot kimikale dhe ushqimi i ngrirë mund të nxisin dhembjen e kokës. Gjithashtu, njëri ndër shkaktarët është edhe dehidratizimi i organizmit. Prandaj, kujdesuni të hani më shumë pemë dhe të pini mjaft ujë.

Thartira në lukth

Konsumimi i çokollatës, i agrumeve, madje edhe i perimeve të caktuara mund të shkaktojë thartirën. Gjithashtu edhe alkooli shkakton thartirën. Prandaj, zvogëloni pijet alkoolike dhe kafeinën, sepse është konstatuar shkencërisht që dobësojnë unazën e muskujve të cilët pengojnë kthimin e thartirës së lukthit në ezofag.

Keni flokë të rrallë

Flokët kanë nevojë për vitamina dhe materie ushqyese për të qenë të shëndetshëm. Kur organizmit tuaj i mungon hekuri, në qarkullim gjaku keni më pak oksigjen, gjë që për pasojë ka lodhjen konstante dhe rënien e flokëve. Prandaj hani mjaft proteina, thartira yndyrore dhe vitaminë C, zink dhe hekur.