Shenjat kryesore dhe faktorët që rrisin rrezikun e kancerit të gjirit te burrat

0
148

Ndonëse burrat nuk kanë gjinj si gratë, ata kanë një sasi të vogël të indeve të gjirit. Gjinjtë e një burri të rritur janë të ngjashme me gjinjtë e një vajze para pubertetit. Tek vajzat, ky ind rritet dhe zhvillohet, por te burrat, jo. Por duke qenë se është ende ind gjiri, burrat mund të preken nga kanceri i gjirit. Më parë, mjekët mendonin se kanceri i gjirit te burrat ishte më i rëndë sesa te gratë, por studimet kanë treguar se është njëjta gjë.

Problemi kryesor është se kanceri i gjirit tek burrat shpesh diagnostikohet më vonë sesa kanceri i gjirit tek gratë. Kjo mund të jetë për shkak se burrat kanë më pak të ngjarë të dyshojnë për diçka të çuditshme në zonën e gjinjve.

Cilët burra kanë më shumë gjasa të kenë kancer të gjirit?

Është e rrallë që një burrë nën moshën 35-vjeçare të diagnostikohet me kancer gjiri. Mundësitë për kancer rriten me rritjen e moshës. Zakonisht burrat diagnostikohen me kancer gjiri në moshën 60 dhe 70 vjeç.

Faktorë që mund të rrisin shanset për të patur kancer gjiri:

– kanceri i gjirit te një e afërme femër;
– histori ekspozimi të gjoksit ndaj rrezatimit;
– zgjerimi i gjinve nga trajtimi me ilaçe ose hormone, apo injeksione dhe helme;
– marrja e estrogjenit;
– një gjendje e rrallë gjenetike e quajtur sindroma Klinefelter;
– sëmundje e mëlçisë;
– sëmundje të testikujve;
– mbipesha.

Simptomat

Simptomat e kancerit të gjirit tek burrat janë të ngjashme me ato te gratë. Shumica e kancereve të gjirit diagnostikohen kur një burrë zbulon një gungë në gjoksin e tij. Disa shenja të zakonshme:

– gjëndër apo kokërr në gji ose nën sqetull;
– ndryshim në formë ose në madhësi të gjirit;
– ndryshim në lëkurën e gjinjve tuaj, si gropëza ose tërheqje;
– skuqje, enjtje te gjinjtë, përreth tyre apo nën sqetull;
– rrjedhje lëngu nga thithka e gjirit;
– kore ose luspa në thithkën e gjirit;
– puçrra të imta në majë të gjirit apo përreth tij;
– dhimbje e vazhdueshme në një pjesë të gjirit ose nën sqetull.

Çfarë do të doja të kisha ditur, para se të diagnostikohesha me kancer në gji
Faktorët që rrisin rrezikun e kancerit të gjirit
Si të kujdeseni për gjinjtë tuaj, në varësi të moshës që keni

Burimi: WebMD, Anabel