Shenja që tregojnë se nuk po kujdesesh për veten

0
2377

Pa një stil jetese të shëndetshëm, trupi yt vuan. Doktorët tregojnë shenjat e heshtura që thonë se trupi yt ka nevojë për më shumë përkujdesje. Dhe ne do të përcjellim te ju këto shenja gjithashtu se çfarë mund të bëni për këtë gjë.

Ndjehesh i turbulluar

Ndonjëherë ndodh që pas atij që ju e menduat se ishte një gjumë i qetë, jeni të turbullt, dhe kur del jashtë harron edhe portofolin. Por mos ia vër fajin për harresën, plakjes. Ky është një mjegullim i trurit që tregon diçka më serioze që është çrregullimi i hormoneve. P.sh te gratë, humbja e vëmendjes mund të tregojnë se tiroidja nuk funksionon mirë. Për të tilla shqetësime më e mira do të ishte që t’i drejtoheni mjekut, në rast se simptomat zgjasin edhe pasi të keni rregulluar rutinën dhe dietën tuaj.

Si për burrat, edhe për gratë, flora bakteriale e pabalancuar e zorrëve shkakton shpërqendrim. Mikroflora e brendshme është e lidhur me trurin. Rrjedhimisht përmirësimi i dietës mund të sjellë qartësim dhe përqendrim. Shumica e njerëzve habiten nga diferenca që një mikroflorë e pastër bën në trurin e tyre. Ata tregojnë se ndihen më të mprehtë, më të zgjuar, më të shpejtë dhe me një aftësi më të mirë për tu përqendruar e për të mbajtur mend gjërat. Por ju me siguri dëshironi të dini se çfarë e përmirëson florën bakteriale. Ushqimi i shëndetshëm e bën këtë. Këshilla jonë është që të hani shëndetshëm për të pasur një florë bakteriale të zorrëve të balancuar. Dhe kjo ju sjell edhe një tru të qetë e jo të mjegulluar.

Je shumë i stresuar

Stresi edhe nëse është prej punës, familjes, marrëdhënieve, apo përqendrimit në përgjithësi, dëmton shëndetin. Prej stresit, niveli i kortizolit qëndron i lartë, dhe kur nivelet e kortizolit janë të pabalancuara, kjo na bën të ndihemi pa humor, në ankth dhe të depresionuar. Të gjitha këto çojnë në nënvlerësimin e vetes. Gjithashtu nivelet e larta të kortizolit mund të shkaktojnë shtim në peshë, gjë e cila çon në vetëbesim më të ulët, frustrim, dhe energji të reduktuar. Ashtu si atyre që ndihen të turbullt edhe personave të stresuar u këshillohet që ta fillojnë trajtimin e vetes me zorrën. Duke rregulluar dietën, kontrollon më mirë kortizolin, niveli i lartë i të cilit është përgjegjës për stresin. Stresi është diçka që mund të rregullohet dhe menaxhohet me ushqimin e duhur.

Je i përgjumur gjithë kohën

Përveç ushqimit dhe dietës, gjumi është një komponent kyç i shëndetit tënd. Një nga problemet me gjumin është edhe gërhitja – sepse ajo prish ciklin e gjumit gjatë natës. Kjo gjendje lidhet me presionin e lartë të gjakut, me shtimin në peshë, dhe me sëmundjet e zemrës.  Gjumi është gjithashtu kritik në rregullimin e orës biologjike. Më e mira do të ishte që t’i ofronit trupit një strukturë rigjeneruese gjumi. Kjo do të thotë që të flini minimumi 7 orë gjumë dhe ta bëni këtë me një orar të rregullt çdo natë, duke mos anashkaluar edhe dremitjet e shkurtra gjatë ditës.

Keni dridhje të muskujve të këmbës

Meqë  e shpenzojmë shumicën e ditës të ulur përpara një kompjuteri  apo një televizori, kemi spazma të muskujve dhe këto të fundit tregojnë për nivele të ulëta të magnezit. Kjo me kalimin e kohës, mund të paraqes probleme serioze shëndetësore. Ajo shkakton rrezik të aritmisë kardiake që mund të shkojë deri në atak kardiak apo vdekje të papritur. Për të ndihmuar në lehtësimin e kësaj spazme  rekomandohet rritja e konsumit të ushqimeve të pasura me magnez si bajamet, farat e kungullit, dhe bananet. Ose, nëse pas një vizite te doktori ai ju sugjeron që të merrni një sasi më të lartë të magnezit dhe vitaminave, konsideroni suplementet.

Duart edhe këmbët tuaja kërcasin

Nuk ka problem për kërcitjet e zakonshme, por nëse duart edhe këmbët tuaja kërcasin rregullisht, atëherë mund të kesh mungesë të vitaminës B 12. Duke e lënë këtë të patrajtuar, mund të shkoni deri në anemi, dhe në disa raste, sëmundje neurologjike. Për të marrë këtë vitaminë konsumoni ushqime si vezë dhe bulmet.

Lëkura juaj është shumë e thatë

Në dimër, lëkura e thatë bëhet shqetësuese. Deri diku kjo është normale por kini kujdes me njollat e kuqe. Ato mund të jenë një tregues i dietës me nivel të ulët yndyrash. Në këtë rast përveçse  të përdorni një krem që i përshtatet lëkurës suaj, rekomandohet që të shtoni më shumë yndyra të mira në dietën tuaj. Këto mund të jenë avokado, arra, ullinj e të tjera si këto.

Akne

Edhe pse aknet janë një çështje gjenetike apo hormonale, ka edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në to. Stresi mund të nxis  një shpërthim aknesh. Është dokumentuar që stresi në punë dhe në shkollë gjatë periudhave të testimeve është i lidhur ,me përkeqësimin e akneve. Faktorë të tjerë mund të jenë konsumi i shumtë i sheqerit. Pra është shumë e thjeshtë hiqni dorë nga sheqeri dhe situatat e rënduara si provimet mos i përballoni me stres duke u organizuar më mirë.

Je gjithmonë i lodhur pasditeve

Duke shkuar në shumë takime që ndoshta as nuk ishte nevoja të shkoje, e gjen veten duke numëruar minutat derisa të vij ora e drekës apo e kafes. Por kur vazhdimisht ndihesh i rraskapitur, kërkon edhe ushqimet e gabuara gjatë kohës së drekës. Ato janë ushqime që të bëjnë të humbasësh qëndrueshmërinë përpara se të shkosh në shtëpi për darkë. Këto janë ushqime të pasura me karbohidrate si pica, sandëiche, apo ushqime të tjera me bazë bukën. Të tilla ushqime rrisin nivelin e sheqerit në gjak shpejt por pastaj brenda pak orëve ai ulet drastikisht. Niveli i ulët i sheqerit në gjak shkakton përgjumje dhe lodhje që njerëzit e ndjejnë në pasdite, pa e kuptuar se përse ndihen ashtu. Për të shpëtuar nga kërkimi i diçkaje të ëmbël apo me kafeinë, fokusohu te vaktet e mesditës, të balancuara në proteina, yndyrë dhe fibra, në mënyrë që të ruash nivelet e sheqerit në gjak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu