Shembull që duhet ndjekur; shitën gjësendet e tyre dhe ndihmuan gratë dhe fëmijët në strehimore

0
103

Javë më parë, shumë persona u mblodhën me një qëllim: të ndihmojnë gratë e pastreha. Tu Dhanë Pak, Bon Shumë!

U mbajt Flea Market në Termokiss ku organizatorët njoftojnë se janë mbledhur gjithsej 570 euro për gratë dhe fëmijët në strehimore.

“Pas kontaktimit të strehimoreve në Kosovë, kemi vendosë që paret e mbledhuna të shkojnë te Strehimorja në Mitrovicë pasi na kanë informu se i mungojnë disa prej gjanave ma bazike për funksionim. Me paret që janë mbledhë kemi ble produkte ushqimore (miell, vaj, oriz, patate e perime tjera, sheqer, kryp, erëza, produkte të bylmetit, çaj, kafe etj.), produkte higjienike (detergjent, shampon për flokë, për enë e për duar, produkte për pastrim të banjos, kuzhinës, sapuna, etj.) dhe dru për nxemjen e Shtëpisë së Sigurt”, njoftojnë organizatorët.

Kësaj nisme i është bashkuar edhe Meridian Express me 200 euro shtesë për blerje pa pagesë.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim që Strehimoret për Gra dhe Fëmijë të financohen 100% prej shtetit. Vendimi nuk është zbatuar ende dhe nuk dihet se edhe për sa kohë gratë dhe fëmijët në strehimore do të vazhdojnë të përballen me mungesë të gjërave elementare.

Iniciativa për shitjen e gjërave të panevojshme, që rezultoi me shumën e lartpërmendur, i mbulon diku tre muaj për Shtëpinë e Sigurt në Mitrovicë./Oxygenpress.info

 

No photo description available.
No photo description available.
Image may contain: indoor
Image may contain: food