Shembull që duhet ndjekur; Kurti e Ahmeti takohen për menaxhimin e situatës rreth pandemisë

0
107

Sot, kryetari i Prishtinës, SHpend AHmeti ka pritur në takim Kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe Ministrin në detyrë Arben Vitia.

“Temë bosht e këtij takimi ishte menaxhimi i situatës rreth pandemisë, me theks të veçantë në gjendjen shëndetësore dhe ekonomike.U dakorduam që bashkëpunimi në mes të Kryeqytetit dhe Qeverisë është i domosdoshëm, ashtu që pasojat e pandemisë të jenë sa më të vogla”, thotë Ahmeti.

Gjatë takimit dhe bisedës u diskutua për zhvillimet në vend, për punën e qeverisë dhe të komunës. Vëmendje e veçantë iu dha diskutimit mbi COVID-19. Në këtë drejtim u fol për efektin e masave të marra deri tani, vendimin për lirimin gradual të tyre, dhe rëndësinë e adresimit të nevojave të ekonomisë për rimëkëmbje. Për këtë të fundit do të kujdeset pakoja e rimëkëmbjes e cila shumë shpejt do të publikohet dhe votohet në qeveri.

Kryeministri në detyrë bëri thirrje për vigjilencë të shtuar pikërisht tani që po lehtësohen masat kundër COVID-19. Gjasat që virusi të kthehet shtohen, nëse kujdesi bie. Andaj, qytetarët duhet të vazhdojnë me përgjegjësi të njëjtë të respektojnë vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë aq sa edhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të cilat udhëzojnë që të mbahet distanca fizike dhe të shmangen grumbullimet dhe vizitat familjare.

Qeveria ka bashkëpunuar me të gjitha komunat e Republikë së Kosovës, por një bashkëpunim të veçantë e ka pas me Komunën e Prishtinës. I njëjti bashkëpunim do të ndodh edhe gjatë muajit qershor, muaj i liberalizimit të masave, kur nevoja për bashkërendim të veprimeve është thelbësore.