Shembull që duhet ndjekur; djaloshi nga Gjakova adaptoi qenin, veterinarët e ndihmuan

Kosova Small Animal Ëelfare, ditën e sotme e konsideron të veçantë e të bukur. Përmes rrjetit social facebook ata kanë ndarë një përvojë të tyre që kanë hasur gjatë ditës së sotme me një familje nga Gjakova, shkruan OxygenPress.

Një familje nga Gjakova vendosi që të blinte një qen, por djali i cili u kujtua për mësimin e dy veterinerëve DVM Eriola P. Bejdoni dhe DVM Blendi Bejdoni në klasën e tij, i tha babait se donte të merrte një qen endacak. Dhe kështu ata adoptuan qenin me Nr. 1254 direkt nga rruga dhe e sollën sot te partnerët tanë, ku pjesëtarit të ri të familjes i vunë mikroçip, e pajisën me pasaportë dhe morën trajtim falas”, thuhet në këtë postim.

Mes tjerash, të njëjtit vlerësojnë se ky  është ndryshim për të cilin Kosova ka kaq shumë nevojë. Sipas tyre një gjest i tillë, do të reduktojë popullatën e qenve endacakë. “Adapto një qen, mos bli”. /OxygenPress.info