Shefi ekzekutiv i BioNTech thotë se ‘kjo nuk është pandemia më e keqe e mundshme’ dhe bën paralajmërimin!

0
182

Një vit pasi Covid-19 u shpall pandemi, bota do të duhet të jetë e përgatitur mirë për një pandemi tjetër – Ky është paralajmërimi nga shefi ekzekutiv i BioNTech, Ugur Sahin, studiuesi që qëndron pas një prej vaksinave të para të aprovuara të koronavirusit. Dhe ndërsa virusi ende ngushton pjesën më të madhe të jetës së përditshme në të gjithë botën, Sahin thotë se Covid-19 nuk është as shpërthimi më i keq i imagjinueshëm. Në fakt, pandemitë e ardhshme mund të jenë më shkatërruese dhe të qenit i gatshëm është thelbësor, tha ai në një intervistë.

Qëllimi duhet të jetë që prodhuesit e ilaçeve dhe qeveritë të kenë kapacitet prodhues për të imunizuar të gjithë botën brenda tre muajsh pasi aplikimit të dozës, u shpreh Sahin. Duke pasur parasysh gjendjen e fushatave aktuale të vaksinave, me grupe të mëdha të popullsisë globale që ende presin për doza, ky është një objektiv ambicioz.

“Ne nuk ishim të përgatitur për të prodhuar doza të mjaftueshme për të gjithë popullsinë në këtë planet”, tha Sahin për fushatën aktuale. “Kjo duhet të ndryshojë. Ne duhet të jemi të përgatitur jo vetëm për të zhvilluar një vaksinë të shpejtë, por edhe për të prodhuar doza të mjaftueshme.”

Burimi: Bloomberg, Anabel