SHBA u bën thirrje partive politike të respektojnë vendimin e Kushtetueses

0
56

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim të hënën që vendi të shkojë në zgjedhje në afat prej 45 ditësh.

Ambasada Amerikane në Kosovë nëpërmjet një deklarate u ka bërë thirrje partive politike që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore” thuhet në deklaratën e Ambasades.