Shakira paditet për evazion fiskal

0
47

Ylli kolumbian i muzikës, Shakira është thirrur nga një gjyqtar i një gjykate në periferi të Barcelonës të dëshmojë për një çështje të dyshuar për evazion fiskal për një shumë rreth 14,5 milionë euro, bëhet sot e ditur nga gjykata spanjolle.

”Gjykata e Esplugues de Llobregat e cilësoi të pranueshëm hetimin e prokurorisë ndaj këngëtares”, thuhet në një komunikatë të Gjykatës së Lartë të Katalonjës, rajon në veri-lindje të Spanjës ku këngëtarja jeton së bashku me bashkëshortin, mbrojtësin e FC Barcelone Gerard Piqué.

Prokuroria akuzon Shakiran për mospagim të taksave në Spanjë mes periudhës 2011 dhe 2014, periudhë në të cilën ajo jetonte aty, sipas organit ligjzbatues.

Hetimet janë të fokusuara kryesisht në periudhën 2012-2014./Atsh