Shafrani, bima e mrekullive! Erëza më e shtrenjtë në botë që lufton sëmundjet më të rrezikshme!

0
1263

Shafrani është i njohur që prej 3000 vitesh dhe sot ai përdoret për kurimin e më shumë se 90 sëmundjeve. Nxehtësia e tij është më fortë se shtrëngimi i tij, vaji i tij është qetësues.

Nëse përzihet me bimë tjetër, atij jo vetëm nuk i humbet asgjë, por është ruajtës dhe forcon organet e brendshme të njeriut. Shpërbërës i tumoreve dhe heqës i puçërrave.

Shafrani në fakt është pistili që nxirret nga lulet e Shafranit. Nxjerrja bëhet me dorë dhe me kujdes nga njerëz me përvojë. Lloji më i mirë është ai që kultivohet në Iran. Që të përfitohen 500 gram Shafran, duhen mbledhur 70 000 lule të shëndetshme dhe pa insekte.

Pjesa që përdoret janë pistilet e lules (me ngjyrë të kuqe në portokalli dhe kanë një shije të veçantë).

Elementet kryesore të bimës janë: Crocin, Picrocrocin, B-Carotenes, Lycopene, Zeaxanthin, A- Aarotines, si dhe elementi Safranal.

Dobitë shëndetësore të shafranit

Luan rol të rëndësishëm për forcimin e kujtesës dhe kurimin e sëmundjeve autoimune.
Përdoret për kurimin e disa gjendjeve të epilepsisë, konsiderohet si qetësues dhe aktivizues i sistemit nervor qëndror.
Forcon zemrën, lufton arteriosklerozën dhe çrregullimet e rrahjeve të zemrës; nga shumë mjekë konsiderohet si shpresë e madhe dhe e sigurtë për uljen e kolesterolit.
Ndalon përhapjen e qelizave kancerore, kjo sepse ai ka përmbajtje të lartë të Crocin, Crotecin, Picrocrocin.
Shafrani përmban anti-okside të cilat e mbrojnë trupin nga shumë lloje sëmundjesh, kjo për shkak të fuqisë që ka kjo bimë në përqëndrimin e kurimit të sëmundjes që në rrënjë.
Shafrani kuron fryrjen e barkut dhe çrregullimet e tretjes.
Ndalon formimin e tumoreve të reja, ndihmon edhe në ndalimin dhe mbledhjen e tumoreve që janë prezente në trup.
Stimulues i stomakut. Përdoret për qetësimin e çrregullimit të stomakut, uljen e gazrave të stomakut.
Kuron Astmën.
Kuron Depresionin.
Ndalon ngrirjet, ngërcet dhe spazmat muskulare.
Djersitës dhe ndihmon në uljen e temperaturës.
Shton energjinë e trupit dhe forcon shqisat e dëgjimit, shikimit, shijes, prekjes, etj.
Rrit fuqinë seksuale.
Qelizat e syrit që janë të domosdoshme për të parë i bën më elastike, më të forta dhe më rezistente ndaj sëmundjeve.
Lufton dhembjet e kokës dhe migrenën.
Konsiderohet si qetësues i gjëndjes shpirtërore, largon stresin dhe frikën.
Lufton shenjat e plakjes, kjo sepse lënda anti-okside që përmban shafrani, lufton prishjet që shkaktojnë elektronet e lira, që merren nga ngrënia e ushqimeve me yndyrë.
Ndihmon në mjekimin e acarimit të organeve të frymëmarrjes, acarimin e laringut.
Kuron dhe qetëson kollën e thatë dhe ftohjet.

Shafrani dallohet për dobitë e tij estetike të mrekullueshme. Nëse e përdor vetëm një herë, do doje ta përdorje çdo ditë kur dallon ndikimin e tij mbi lëkurë, për:

Për shkëlqimin dhe butësinë e lëkurës.
Për largimin përfundimisht të puçërrave të rinisë.
Për largimin e njollave të errëta nga fytyra.
Si maskë për ushqyerjen e lëkurës.
Për fytyrë të ndritëshme.
Për njësimin e ngjyrës së lëkurës dhe ruajtjen e saj.
Kurimin e rënies së flokëve.
Rinovimin e qelizave të lëkurës.

Shafrani përdoret si erëz në ushqime të ndryshme, jo vetëm për shijen e tij të vecantë por ai i jep ushqimit aromë dhe ngjyrë të florinjtë shkëlqyese.

Ajo çfarë mund ta bëjë të vështirë përdorimin e kësaj bime, është çmimi i saj, pasi një kilogram Shafran i pastër kushton rreth 15 mijë dollarë.