Shabedin (Zejnullah) Ibrahimi, murator në Preshevë

0
122

Nga Ferid Selimi

Shabedin (Zejnullah) Ibrahimi lindi në vitin 1941 në Preshevë. Ishte djali i katër të Emrush Rramonit të mëhallës së Rramonëve të Preshevës. Edhe pse Shabedini ishte djali më i vogël i Emrushit të Rramonëve, meqë i vëllai i tij, i(vëllai i Emrushit) Zejnullahu nuk kishte djalë, si fëmijë të vogël e birësoi Shabedinin dhe e rriti ai. Kështu, Shabedinin e njihnin si djalë të Zejnullah Rramonit. Që në rininë e tij të hershme u përcaktua për zejen e muratorit, për të cilën edhe u diplomua. Në fund të viteve gjashtëdhjeta të shekullit njëzet, aga Shabedin shkon në Gjermani ku punon deri në vitin 1977. Meqë e njihte mirë zejen e muratorit, ai ishte kryepunëtor (polir) në ndërmarrjen ku punonte. Pas kthimit nga Gjermania, një kohë dy vjeçare nga vitit 1977 deri në vitin 1979 punoi në NP “Moravica” në Preshevë. Pastaj nga viti 1980 deri në vitin 1990 punoi në Zvicër. Edhe aty ishte kryepunëtor. Në vitin 1990 kthehet nga Zvicra dhe vazhdon ta ushtrojë profesionin e muratorit në Preshevë deri në vitin 1998.

Nga viti 2000 deri në vitin 2003 punon në Kosovë. Në vitin 2003 kthehet sërish në Preshevë. Vdiq në Preshevë, në vitin 2020, duke lënë pas pesë fëmijë: Shengjylen, Zejnullahun, Shqipen, Bashkimin e Majlindën, të cilët me familjet e tyre jetojnë në Preshevë, Prishtinë, Fushë Kosovë, etj.