Ankand Sfidë femërore – Rita Filipi February 14, 2019 O botë e deformuar Që ke lindur Nga një mitër e përdhunuar Dhe një penis qorr, Që bie erë Egoizëm mashkulli Dhe dobësi femre. Unë do të të sfidoj, Me zhvirgjërinë time të shenjtë Dhe pabesinë e seksit femëror. Nga “Shija e instinktit”, 1998