Sërish vrasje, përfshirë një fëmijë, pas të shtënave në Orange

0
44

Katër persona, përfshirë një fëmijë, u vranë dje në mbrëmje dhe një person i pestë u plagos pas të shtënave me armë zjarri në një kompleks zyrash në Orange.

Ky akt shënon të shtënat e treta masive në SHBA në dy javë, pas incidenteve në një sallë masazhesh në Atlanta ku humbën jetën tetë persona, përfshirë gjashtë gra aziatike dhe në një supermarket Boulder, Colorado, ku u vranë 10 vetë.

Togeri Jennifer Amat, një zëdhënës i Departamentit të Policisë, tha se ”oficerët morën një telefonatë në orën 17:30, me orën lokale për të shtëna, dhe iu përgjigjën një incidenti, në Avenue 202 W. Lincoln në Orange në lindje të Anaheim”.