“Serbia po e rifiton rolin e dikurshëm si epiqendra e Ballkanit”

0
90

Nga Blerim Latifi

Amerikanët e kanë vendosur në Beograd qendrën rajonale të Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar. Erdogani i premtoi Vuçiqit ndërtimin e një zone gjigante industriale në Vojvodinë.Investimet turke në Serbi janë shumë herë më të mëdha se ato në Kosovë e Shqipëri, të marra së bashku.Nga shuma e 15 miliardë eurove të investimeve kineze në Ballkan,10 miliardë janë investuar në Serbi.

Thënë me pak fjalë: Serbia po e rifiton rolin e dikurshëm si epiqendra e Ballkanit. Pa luftë, por me diplomaci.

Ndërkaq, shqiptarët duhet të kalojnë gjithë kohën duke konsumuar dokrrat e politikanëve të tyre,që të vetmet gjëra që dinë t’i bëjnë me efikasitet të lartë janë: të akuzojnë njëri tjetrin për gjërat që shkojnë keq, t’i vjedhin zgjedhjet dhe tenderët publikë për t’i mirëmbajtur klientelat e tyre politike.