Serbi i vetëquajtur kryetar i Komunës së Gjakovës, provokon me tre gishtërinj në mes të kësaj komune (Video)

0
1030

Një video që ka qarkulluar në internet e që ka shqetësuar qytetarët, tregon një serb ku në mes të Gjakovës, ngriti lartë tre gishtërinjtë, si shenjë provokimi.

Oxygen Press mëson për identitetin dhe qëllimin e tij, nga institucionet tona të sigurisë.
Personi në video është Milenko Jovanovic, serb që jeton në Mal të Zi, përkatësisht në Sutomore.

Është gazetar me profesion dhe mban pozitën ilegale ‘Kryetar i Komunës së Gjakovës’, sipas sistemit serb. Së bashku me të është edhe Slavisa Stefanovic.
Ai është i lindur më 6 nëntor 1978.

Videoja, është bërë në janar, kur ka hyrë në Kosovë njërën nga herët e këtij viti. Gjithashtu, në Kosove ka qenë edhe në kohë pandemie.

Në video, (Slavisha) frikësohet në mos i sheh dikush duke i ngritur 3 gishtërinjtë. Sa për të bërë një video provokuese, Milenkoja i thotë t’i ngrit 3 gishtërinjtë.

Oxygen Press mëson se ai ka bërë përpjekje disa herë më parë, që së bashku me “pelegrinë serbe” t’i vizitojë varrezat serbe në Gjakovë.

Banorë shqiptarë të rrethinës së Gjakovës e akuzojnë për pjesëmarrje në krime lufte (1998-1999).

Për të dhe aktivitetet e tij, është në dijeni edhe shteti i Kosovës.

Sipas burimeve nga siguria e vendit, mësohet se ai ka lidhje të mira me pushtetin në Serbi dhe me personalitete të njohura atje.

Së fundmi në Kosovë ka hyrë me rastin e Vidovdanit, me makinë në tabela të Beogradit, ndërsa ka dokumente identifikimi të Republikës së Kosovës, por edhe të Malit te Zi.

Milenko Jovanovic, njihet veçmas për lidhjet me Kishën Ortodokse Serbe dhe ruse që veprojnë në Mal të Zi.


“Merr pjesë vazhdimisht në protestat e sponsorizuara nga Federata Ruse në Mal të Zi, gjoja në emër “të mbrojtjes së Kishës Serbe” në këtë shtet. Manipulohet lehtë nga “diplomatët” rusë në Podgoricë dhe bën thirrje të vazhdueshme për daljen e Malit te Zi nga NATO, si dhe tërheqjen e njohjes se Republikës së Kosovës nga Mali i Zi. Është qyqar, aq sa lidhjet intime të gruas se tij me “diplomatë” rusë nuk “i pengojnë””, thotë burimi ynë.

Kjo, shpjegohet me faktin se Jovanovic, mund të jetë komprometuar nga rusët në vitin 2016, kohën kur u tentua grusht shteti në Mal të Zi./oxygenpress.info