Sëmundjet e zemrës pse dhe nga vijnë?

0
70

Kardiologu Daut Gorani ka shpjeguar që njeriu mund të lind me sëmundje të zemrës por edhe mund të krijohen gjatë jetës, mund të ketë ndonjë infeksion viral e që mund të përfshihet edhe zemra, e që ajo goditet rëndë, apo pezmatimet e muskulit të zemrës, e kjo ndodh edhe te të rinjtë. Gjithë kjo mund të qoj deri te kërkesa për transplantim të zëmrës, e që në Kosovë nuk mund të realizohet sepse mungojnë shumë gjëra.

Ai shpjegon se kjo sjellë plogështi.

Doktori shpjegon që problemet me zemër mund të jenë trashëguese, pastaj mund të jenë obeziteti, yndyra në gjak, diabeti, duhanpirja, hipertensioni.

“Ka shumë ambulanca, urgjenca e spitale, e kushdo që ka ndonjë dhimbje të fortë të gjoksit duhet të shkoj menjëherë te më e afërta. Çdo minutë i vonesës është i dëmshëm për atë person, sa më shpejt arrihet në qendrat mjekësore gjasat për me shpëtu janë më të mëdha”, thotë ai.

Ai shpjegon që kanë bërë një pilot projekt ku ambulancat e Prishtinës duke tejkaluar burokracitë e emergjencës dhe njësisë koronare, direkt prej ambulancës mjekët e kanë bërë një EKG ua kanë dërguar në njësinë invazive kanë pa që është fjala për infarkt menjëherë i kemi rekomanduar transferimin direkt në sallën e katederizimin dhe për dy muaj kanë shpëtuar 10 jeta njerëzish.