Sëmundja që prek 4 milion njerëz në vit

0
292

 

Variçela ose e njohur në popull si lija e ujit është një sëmundje ngjitëse.

Ku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo vit preken mbi 4 milion njerëz nga kjo sëmundje, ndodhin po ashtu deri në 10,600 hospitalizime, si dhe prej 100 – 150 raste me fatalitet.

Fëmijët janë ata të cilëve mund të ju paraqitet më së shumti kjo sëmundje. Ku shumica prej tyre janë nën moshën 15 vjeçare, por po ashtu mund të paraqitet  edhe tek mosha më të mëdha si  dhe tek të rriturit.

Simptomat e para të kësaj sëmundje janë kruarja dhe skuqja e lëkurës.

Puqrrat që krijohen janë më lëngë dhe shpërthimi i tyre më vonë krijon një kore  të tharë të lëkurës.

Ku ato më së shumti paraqiten në fytyrë, shpinë,gjoks , por, pastaj paraqiten edhe në pjesë tjera të trupit.

Kjo sëmundje po ashtu manifestohet me ethe, dhimbje të kokës, plogështi e mungesë apetiti.

Preferohet që personat të cilët kanë këtë sëmundje për pak ditë të mos rrinë me tjerët, në mënyrë që të mos ua bartin tjerëve.

Izolimi do me thotë  të ndalojmë kontaktin e të sëmurit me Variçel dhe personave të shëndoshë. Së paku i sëmuri izolohet një ditë para fillimit të manifestimeve klinike e 6 dri 10 ditë pas. Higjiena personale dhe higjiena e rrobave është e domosdoshme për parandalimin e  infeksioneve lëkurore. Për shkak se shpesh shpërndarës i infeksionit është personi i tretë në ambulanca, spitale dhe pas kontaktit personeli shëndetësorë duhet të qëndroj jashtë në ajër të pastër për 15 minuta. Edhe ordinancat ku qëndron i sëmuri me variçel duhet të ajrosen 15 min për ta parandaluar përhapjen e sëmundjes (rrezet infra të kuqe e mbysin virusin). Duhet përdorur pudër të lëngshme për të penguar kruarjen. Personave që vuajnë nga limfamat, leukemit ose marrin barëra si krtikosteride, citostatikë duhet brenda 20 ditëve të kontaktit t’u ipen imunoglobulin humane. Dhe duhet izolohen gratë shtatzëna.

Kjo sëmundje zgjat 10 deri në 21 ditë./OxygenPress.info

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu