Selimi flet për PSD-në: Kur po bëjnë kuorume në Kuvend po e kuptoj pse ikën

0
46

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka folur edhe për PSD-në, pra të pakënaqurit e Vetëvendosjes që shkuan në PSD.

Thotë se nuk i ka pëlqyer që kanë ikur, por sipas tij, secili vendos për veten.

Ka folur edhe për Albin Kurtin. Thotë se nuk shkon pas tij, por me të gjithmonë dhe e quajti patriot të madh, atdhetar.

 “Njerëzit vijnë e shkojnë…..jemi partia numër një në zgjedhjet e fundit, tash po hyjmë me 19 deputetë. Nuk më ka ardh mirë që kanë ikur, por shkojnë e vijnë njerëzit. Nuk jam vetëm optimist, ne po punojmë. Pritjen ardhje të reja në parti”, tha Selimi.

Tha se ata mirë kanë bërë që kanë shku, ngase ishte zgjedhje e tyre.

“Fillimisht nuk i kam kuptuar pse kanë ikur, por kur nisi me u ba atje Demarkacioni, e kuptova, tash kur po nisin me ba kuorumit, prapë po e kuptojmë pse kanë ikur….Vetëvendosje është shtëpi e madhe i pranon edhe të penduarit, por në atë respekt që e kanë pas nuk mund të kthehen më”, tha Selimi, raporton OxygenPress.

Në emisionin OxygenShow u tha se Albin Kurti shpejt do të jetë mysafir, këtë e konfirmuan edhe Dina edhe Selimi./Oxygenpress.info

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu